Tjetër kryeministër evropian pozitiv me Covid-19

Tjetër kryeministër evropian pozitiv me Covid-19

17:14, 18/12/2020

Ditën e sotme, Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matoviç ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Matoviç ka bërë të ditur se është i nfektuar nga Covid, gjithashtu ai ka paralajmëruar të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes.

“Unë sot jam një prej jush. Pushimet e Krishlindjes do i kaloj në një spital. Tani planet time do të jenë pak më ndryshe”

Mediat sllovake, përfshirë Slovak Spectator, raportuan se Matoviç u takua me dy udhëheqës të koalicionit të enjten.

Javën e kaluar, ai po ashtu mori pjesë në samitin e udhëheqësve të BE-së në Bruksel.

Presidenti francez Emmanuel Macron, midis udhëheqësve që morën pjesë në samit, njoftoi po ashtu të enjten se ai ishte pozitiv për COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco