COVAX siguron vaksinën për 190 vende, furnizimi global nis më 2021

COVAX siguron vaksinën për 190 vende, furnizimi global nis më 2021

16:41, 18/12/2020

COVAX, iniciativa globale për sigurimin e vaksinës anti-Covid për të gjitha vendet, pavarësisht të ardhurave, njoftoi sot se ka arritur marrëveshje për rreth 2 miliard doza, në emër të 190 vendeve.

Për shumicën dërrmuese të këtyre marrëveshjeve, COVAX ka akses të garantuar në një pjesë të valës së parë të prodhimit, që do të ndiqet nga furnizim në vëllim më të madh sapo të jenë gati.

Marrëveshja e njoftuar sot do të bëjë të mundur që të gjitha vendet pjesëmarrëse të kenë akses në dozat e vaksinimit në gjysmën e parë të vitit 2021, me furnizimet e para në çerekun e parë të vitit, kontingjent që do të varet edhe nga gatishmëria e vendeve për të pritur furnizimin me vaksina.

Doza me vlerë të paktën 1.3 miliard dollarë të financuara nga donatorë do të jenë në dispozicion të 92 ekonomive, me objektiv 20% të popullsisë, brenda fundit të këtij vitit.

Marrëveshjet e njoftuara sot përfshijnë nënshkrimin e blerjeve të avancuara nga AstraZeneca për 170 milion doza dhe një memorandum mirëkuptimi me Johnson & Johnson për 500 milion doza të vaksinës Janssen, e cila aktualisht po shqyrtohet si vaksinë që jepet në një dozë të vetme.

Këto marrëveshje vijnë pas marrëveshjeve ekzistuese që COVAX ka me Serum Institute të Indisë (SII) për 200 milion doza, me opsionin për 900 milion të tjera, me AstraZeneca për vaksinat Oxford apo Novavax, si dhe për 200 milion doza të vaksinës GSK nga Sanofi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco