Publikohet lista e komunave sipas rrezikshmërisë, Zemaj paralajmëron masa të reja

Publikohet lista e komunave sipas rrezikshmërisë, Zemaj paralajmëron masa të reja

16:47, 18/12/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar për listën e re të komunave që janë ndarë sipas rrezikshmërisë, raporton Syri.net Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në rrjetin social ‘Facebook’.

‘Ku në zonën e kuqe janë 11 komuna:Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut dhe Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva’.

Ndërsa në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtëprca dhe Ranillugu’,

Kurse në zonën e gjelbër janë 16 komuna: Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Shtimja, Suhareka, Prizreni, Dragashi, Mamusha, Malisheva, Parteshi, Deçani, Novëbërda, Kaçaniku dhe Juniku’, ka shkruar Zemaj.

Zemaj ka thënë se këto janë masat që do të jenë në fuqi për komuna deri të premten tjetër, por nuk do të jenë të vetme.

Postimi i plotë:

Adresimi im në konferencën e rregullt për media lidhur me #COVID 19. Më poshtë çështjet të cilat i kemi adresuar në...

Posted by Armend Zemaj on Friday, December 18, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco