VIDEO/ U vaksinua kundër Covid, infermierja humb ndjenjat në konferencë për shtyp

VIDEO/ U vaksinua kundër Covid, infermierja humb ndjenjat në konferencë për shtyp

16:34, 18/12/2020

Pas vaksinimit kundër koronavirusit me vaksinën e Pfizer/BioNtech, infermierja amerikane humbi ndjenjat teksa ndodhej në konferencë për shtyp para gazetarëve, ditën e enjte.

Video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon momentin kur infermiera humb vetëdijen për një moment, teksa u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

“Më vjen keq, po ndjej marramendje. Më vjen keq”, thotë infermierja.

Në momentin që tenton të ecë, në mënyrë të befasishme rrëzohet dhe humb vetëdijen. Për fat të mirë mjekët që ishin afër, arrijnë ta menaxhojnë situatën.

Sipas raportimit të News Channel 9, disa minuta më vonë ajo ka reaguar dhe u është drejtuar sërish mediave. Mjekët kanë bërë të ditur se përbërësit e vaksinës nuk i kanë shkaktuar humbjen e vetëdijes, por Dover tha se ajo e humb vetëdijen shpesh sa herë që ndjen dhimbje.

“Më goditi befasisht. Ndjeja se po vinte. U ndjeva paksa e çorientuar, por tani jam mirë dhe dhimbja në kraharor më kaloi”, tha infermierja pasi vetëdijes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco