Një natë në Wuhan: Epiqendra e COVID-19 mëson sërish të festojë

Një natë në Wuhan: Epiqendra e COVID-19 mëson sërish të festojë

12:16, 18/12/2020

Ndërsa Evropa po mbyllet për të shmangur valën e tretë të COVID-19, Wuhan i është kthyer normalitetit.

Një vit pasi filli pandemia, kinematë janë hapur në qytetin kinez, ashtu si restorantet dhe bizneset e tjera.

Imazhet e fundit të publikuar nga Reuters, tregojnë të rinj pa maska që takohen në klubet dhe rrugët e qytetit.

Bllokimi i ashpër të cilit iu nënshtrua qyteti midis 23 janarit dhe 8 prillit duket tani si një kujtim i largët.

‘Jeta e natës në Wuhan është kthyer në kapacitetin e saj të plotë, shtatë muaj pasi u hoq bllokada e rreptë’ shkruan agjencia e lajmeve, duke komentuar fotot e restoranteve, rrugëve festive dhe të rinjtë që kërcejnë në klubet e natës.

‘Pasi kam provuar valën e parë dhe më pas çlirimin, ndjehem sikur po bëj një jetë të dytë’ ishin fjalët e një nënpunësi 29 vjeçar.

 Sipas datimit të një studimi retrospektivë të botuar nga revista Lancet, ishte 1 dhjetor 2019 kur një burrë në Wuhan tregoi simptomat e asaj që ishte ende një pneumoni misterioze dhe pa emër, përhapja e së cilës vazhdon të paralizojë gjithë botën.

"Gjatë periudhës së epidemisë, Wuhan ishte një qytet i vdekur", shkruan Reuters, duke cituar fjalët e të riut Yi Yi, i cili shton:

"Tani të gjithë njerëzit dalin për të ngrënë dhe për t'u argëtuar. Nuk mendoj se kishte kaq shumë njerëz para epidemisë ”.

Pavarësisht nga imazhet e jetës së natës dhe deklaratat e djemve, pronarët e bizneseve dhe restoranteve të qytetit thonë se mund të duhet ende pak kohë para se rritja e xhiros të mund të kompensojë humbjet gjatë bllokimit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco