Foto që tregojnë se si ndikon në qelizat e traktit respirator COVID-19

Foto që tregojnë se si ndikon në qelizat e traktit respirator COVID-19

11:58, 18/12/2020

SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton COVID-19, kryesisht (por jo vetëm) prek sistemin e frymëmarrjes. 

Studiuesit në Shtetet e Bashkuara (Camille Ehre, Ph.D., Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Karolinës së Veriut, Chapel Hill) infektuan qelizat epiteliale bronkiale të njeriut me virusin në kushte specifike laboratorike. 

 Qelizat ishin të ekspozuara ndaj grimcave të virusit në një raport prej 3: 1 (d.m.th. 3 grimca virusi për qelizë). 

Këto qeliza u ekzaminuan pas 96 orë pas infektimit duke përdorur një mikroskop elektronik skanues.

Ky imazh ofron një shembull të asaj që saktësisht ndodh me qelizat në rrugët e frymëmarrjes njerëzore kur ato infektohen me virusin .

Imazhi tregon një pjesë të një qelize të infektuar, ku skajet e saj janë të dukshme dhe mukusi që ata prodhojnë është i bashkangjitur në skajet e tyre.

 Zmadhimi më i lartë tregon strukturën (me zgjatime të vogla) dhe numrin e grimcave të virusit SARS-CoV-2 të cilat janë prodhuar dhe kanë dalë nga këto qeliza epiteliale.

 Prodhimi i grimcave të virusit ishte afërsisht 3 × 106 (3 milion) pllaka virale për kulturë (është një njësi matëse për kulturat e virusit që është proporcionale me numrin e grimcave të virusit, por nuk përshkruan saktësisht numrin e grimcave të virusit), një zbulim që është tregues i një numri të madh të viruseve të prodhuara dhe të lëshuara për qelizë. 

Afërsisht në një pjatë laboratorike që përmban rreth një milion qeliza njerëzore, ata kanë parë që virusi tregon një rritje shpërthyese nga rreth 1000 grimca në rreth 10 milion në 3-4 ditë.

Në paraqitjen me ngjyra, imazhi tregon qelizat njerëzore të infektuara me SARS-CoV-2 (vjollcë) të mbuluara me thekë (blu). 

Këto thekë mbulojnë sipërfaqen e brendshme të rrugëve të frymëmarrjes dhe ndihmojnë në pastrimin e mukusit (treguar në të verdhë-jeshile) që ka bllokuar pluhurin dhe "mbeturinat" e tjera nga mushkëritë.

 Duke dalë nga sipërfaqja e këtyre qelizave të infektuara, mijëra grimca të koronavirusit shfaqen me të kuqe.

Kjo rritje dramatike e grimcave të virusit na ndihmon të kuptojmë se si virusi përhapet kaq lehtë nga mushkëritë në organet e tjera në trup si dhe tek njerëzit e tjerë, veçanërisht në zona të mbyllura, ku njerëzit nuk mund të mbajnë distancën. 

Imazhe si kjo na ndihmojnë të kuptojmë rëndësinë e shmangies së mbipopullimit (sidomos në ambiente të mbyllura), mbatjes së maskës dhe larjes së shpeshtë të duarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco