COVID-19/ Sërish rekord rastesh në Gjermani

COVID-19/ Sërish rekord rastesh në Gjermani

18:19, 17/12/2020

Në 24 orët e fundit, Gjermani regjistroi sërish një rekord infektimesh me COVID-19, ku për herë të parë që prej shfaqjes së virusit, janë shënuar mbi 30 000 infeksione.

Pasi kishte njoftuar më herët 26 923 infektime të reja në 24 orë, Instituti Shëndetësor Robert-Koch theksoi se duhet t’i shtojmë edhe 3 500 raste të reja të regjistruara në rajonin e Bade-Wurtemberg dhe që nuk ishte marrë parasysh për shkaqe teknike, raporton ATSh.

Kjo shifër e rrit në 30 423 numrin e infektimeve të reja në 24 orë, nivel që nuk është arritur kurrë më parë deri tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco