E fundit/  Më 23 dhjetor, BE do të miratojë vaksina Pfizer / BionTech

E fundit/ Më 23 dhjetor, BE do të miratojë vaksina Pfizer / BionTech

11:42, 15/12/2020

Agjencia Evropiane e Barnave po përballet me një presion gjithnjë e në rritje për të rekomanduar autorizimin e vaksinës së koronavirusit BioNTech / Pfizer deri në Krishtlindje. 

Ndërsa vaksina u zhvillua në Gjermani, disa vende të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A.,kanë filluar shpërndarjen e vaksinës pas miratimeve të urgjencës.

 Media lokale raporton se politikanët gjermanë po bëjnë presion për EMA për të miratuar vaksinën deri më 23 dhjetor.

Spahn gjithashtu ka qëndruar pas kësaj date, duke i thënë kanalit televiziv gjerman ZDF të hënën në mbrëmje se qëllimi është që vaksina të miratohet para Krishtlindjeve dhe që vaksinimi të fillojë këtë vit. 

EMA ka mbrojtur vazhdimisht procesin e saj , duke shpjeguar ndryshimet midis autorizimit të saj të kushtëzuar të marketingut dhe një aprovimi emergjent. 

Natyra burokratike e një aprovimi të bërë nga EMA në bashkëpunim, me të 27 vendet anëtare, gjithashtu ngadalëson procesin, kanë thënë ekspertët. 

Por sipas informacionit të besueshëm në gazetën gjermane "Bild", Agjencia Evropiane e Barnave do ta miratojë vaksinën më 23 dhjetor ndërsa vaksinimi mund  të nis më 26 dhjetor. 

Gazeta citon qarqet në Komision dhe qeverinë gjermane .

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco