Diskutohet për masat e reja anti-COVID

Diskutohet për masat e reja anti-COVID

11:29, 15/12/2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim me Bordin Këshillues, për situatën epidemiologjike si pasojë e COVID-19.

Pas kësaj Zemaj deklaroi se rekomandimet e dala së fundi nga Bordi, për Ministrinë e Shëndetësisë kanë qenë udhërrëfyes për vendime.

Duke mos-specifikuar nëse masat e tanishme anti-COVID do të ndryshohen, ministri shtoi se janë dhënë vlerësime dhe propozime se si të reagohet në ditët në vijim për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së koronaivrusit.

Postimi i plotë:

 

Me Bordin Këshillëdhënës, nga themelimi i tij, kemi bërë vlerësime të situatës epidemiologjike dhe kemi nxjerr përvoja se si të ecim tutje me menaxhimin e situatës.

Rekomandimet e dala nga takimet e Bordit, për Ministrin e Shëndetësisë kanë qenë udhërrëfyes për vendime.

Gjatë takimi të sotëm, diskutuam për situatën epidemiologjike, u dhanë vlerësime dhe propozime se si të reagohet në ditët në vijim, për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit.

Bashkë ia dalim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco