BBC nxjerr lajmin alarmant për një variant të ri të koronavirusit

BBC nxjerr lajmin alarmant për një variant të ri të koronavirusit

09:16, 15/12/2020

Një variant i ri i koronavirusit, është identifikuar në Britaninë e Madhe. Ky është njoftimi i fundit që u dha nga ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock. BBC raporton se të paktën 60 autoritete të ndryshme lokale, kishin regjistruar raste të Covid, të shkaktuara nga varianti i ri.

Organizata botërore e Shëndetësisë, është informuar në lidhje me këtë ndërsa shkencëtarët në Angli po bëjnë studime të hollësishme. Hancock, tha se nuk mund të thoshte në këtë moment, nëse ky variant i ri është më i keq, apo do të ndikojë te vaksinat.

"Ne kemi identifikuar aktualisht mbi 1.000 raste me këtë variant kryesisht në Jug të Anglisë, megjithëse rastet janë identifikuar në gati 60 zona të ndryshme të autoritetit lokal”, tha ministri i Shëndetësisë. Edhe pse mund të ngjajë shqetësuese, aktualisht tha Hancock nuk ka asgjë për t’u alarmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco