Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 141 pacientë me coronavirus, 23 prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 141 pacientë me coronavirus, 23 prej tyre në gjendje më të rëndë

08:26, 15/12/2020

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 141 pacientë me coronavirus.

Në njoftimin e bërë nga Spitali i Pejës thuhet se 4 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 98 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 23 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se në 24-orët e fundit nga coronavirusi janë shëruar 9 pacientë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 160 paciente? kane? marre? trajtim emergjent she?ndete?sore?, dhe nga këta 19 paciente? jane? shtrire? pe?r trajtim te? me?tutjeshe?m.

“2 lindje kanë qenë gjatë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnja të dyja të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, 323 paciente? kane? kryer analiza, qe? ne? total kane? be?re? 4,796 analiza, ndërsa janë kryer 3 operacione. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco