Alarmon ky doktor: Shqiptarët në klinika jashtë vendit po shpenzojnë 60 mijë euro për Covid, e po kthehen të vdekur

Alarmon ky doktor: Shqiptarët në klinika jashtë vendit po shpenzojnë 60 mijë euro për Covid, e po kthehen të vdekur

23:29, 14/12/2020

Doktori Ilmi Olluri ka ngritur alarmin duke theksuar se shqiptarët po shkojnë në klinika jashtë vendit duke paguar deri në 60 mijë euro, gjoja për pastrimin e gjakut nga Covidi, por në fund po kthehen të vdekur në shtëpi, shkruan Syri.net Kosova.

Ai madje ka pyetur se pse nuk ka reaguar asnjë institucion profesional deri tani.

"Pse nuk reagon asnjë institucion profesional deri më tani?
Por, reagimin e bëjnë udhëheqësit e atyre shteteve dhe e ndaluan udhëtimin e shqiptarëve për në ato vende. Për trajtimin e Covidit19 .
A është ky veprimi më human dhe ekonomik i tyre në këtë kohë pandemie? 
A janë të vetëdijëshëm këta që po udhëtojnë jashtë Kosove se:
Covid-19 është një, oksigjeni është një, protokolli i trajtimit të pacientit me Covid-19 është i njëjtë si te ne si në vendet ku po udhëtojnë shqiptarët për të hargjuar milionat e prap po kthehen të vdekur në Kosovë e Shqipëri.( shumica)
Si duket këtë e vrejtën edhe udhëheqësit e këtyre shteteve dhe e ndaluan këtë udhëtim të mjerë të shqiptarve andej e këndej kufiri.
Ky vendim i tyre ishte vendimi më human dhe me ekonomik e njerëzor dhe edukativ  në pandemi, ndaj shqiptarëve të cilët pa të drejtë kan humbur besimin në mantilbardhin kosovar.", ka shkruar Olluri në një reagim në Facebook.

Lexoni postimin e plotë:

PSE SHQIPTARËT PO BËHEN OBJEKT EKSPERIMENTAL NË KLINIKAT JASHTË VENDI DUKE PAGUAR DERI NË 60 MIJ EURO GJËJA PËR...

Posted by Elmi Olluri on Monday, December 14, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco