Prishtina sot me 198 raste të reja me Covid-19, ja nga cilat zona vijnë të infektuarit

Prishtina sot me 198 raste të reja me Covid-19, ja nga cilat zona vijnë të infektuarit

22:26, 12/12/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive.

Komuna e Prishtinës, gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 198 raste të reja.

Rastet sipas vendbanimeve nga 8 lokalitete sa numëron kryeqyteti: 178 prej tyre vijnë nga Prishtina, 4 nga Bardhoshi dhe Llukari, 3 nga Hajvali dhe Matiqani, dhe nga një rast nga Bërnica e Epërme, Kolovica, Mramori, Prugoci, Shkabaj dhe Sofalia

Ndryshe, gjatë ditës së sotme nga IKSHP, u njoftua se kanë vdekur 12 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco