25 veterinerë të infektuar nga  Covidi

25 veterinerë të infektuar nga Covidi

15:29, 12/12/2020

Pandemia ka ndikuar shumë edhe në punën e rreth 160 veterinerëve në terren, ku edhe janë krijuar jo pak probleme.

Nga Oda e Veterinerëve të Kosovës (OVK) thonë se nga pandemi janë të prekur edhe veterinerët.

Kryetari Arben Sinani, thotë se pandemia ka shkaktuar probleme në shërbimin e veterinarëve praktikë. Edhe tek veterinarët si komunitet sikurse pjesa tjetër e shoqërisë janë të rrezikuar si rezultat i punës së tyre të ndjeshme dhe urgjencave që kanë.

“Nga informatat që kam, prej 160 veterinarëve të anëtarësuar në Odën Veterinare të Kosovës, diku 23 – 25 vetë janë të infektuar me Covid 19, por fatmirësisht të gjithë janë shëruar dhe nuk kemi raste me fatalitet apo me humbje të jetës”, thotë ai.

Sipas tij nga momenti i pandemisë, deri më tani veterinarët nuk kanë ndërprerë aktivitetin dhe nuk ka pasur ndonjë ndikim negativ sa i përket ofrimit të shërbimeve të tyre në terren. Megjithatë puna e madhe në terren dhe kontaktet e shpeshta nuk ka lënë pa prekur as ata.

Ndryshe, orari për kufizimin e lëvizjes i marr nga Ministria e Shëndetësisë nuk vlen për veterinarët. I vetmi dokument që u duhet në rast se ua kërkon policia, është vërtetimi që dëshmon se jeni veterinar i licencuar ose kontrata e punës që punoni për një klinikë të licencuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco