Maqedoni e Veriut/ Mbi 1100 raste dhe 26 viktima nga Covid-19

Maqedoni e Veriut/ Mbi 1100 raste dhe 26 viktima nga Covid-19

20:52, 11/12/2020

Gjatë 24 orëve të fundit, 26 viktima dhe 1161 raste të reja me koronavirus janë shënuar në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vatra më e nxehtë vijon të mbetet Shkupi me 410 infeksione ditore.

Lajmi i mirë është se 806 pacientë e kanë mposhtur koronavirusin.

Pas bilancit të sotëm, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut shkon në mbi 72 mijë, kurse i viktimave 2077.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco