Vendet e BE do të dhurojnë vaksina ndaj COVID-19 për Ballkanin Perëndimor

Vendet e BE do të dhurojnë vaksina ndaj COVID-19 për Ballkanin Perëndimor

14:01, 11/12/2020

BE do të dhurojë vaksina për vendete Ballkanit Perëndimor. Presidentja e KE, Usula Von der Leyen është zotuar se BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga shtetet anëtare tek vendet e Ballkanit Perëndimor dhe fqinjët.

Një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor është dhe Shqipëria e cila do të përfitojë, teksa bëhet me dije se në veçanti këto doza të dhuruara të vaksinës do jetë për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

 “Ne gjithashtu kujdesemi për Lagjen tonë, Bashkimi Evropian do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga Shtetet Anëtare, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor dhe në Lagjen tonë”- thotë Von der Leyen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco