IKPSHK ja huq, tha se një 31 vjeçar vdiq nga Covidi, por në fakt ai ishte 72 vjeç

IKPSHK ja huq, tha se një 31 vjeçar vdiq nga Covidi, por në fakt ai ishte 72 vjeç

16:41, 18/11/2020

Gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 720 raste të reja të prekur me COVID-19.

Në njoftimin e Institutit Shëndetësorë Publik të Kosovës që u publikua sot u bë e ditur se si pasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 11 persona.

Në mesin e viktimave nga COVID-19, thuhej se është një 31 vjeçar nga Komuna e Mamushës,  gjë që del të jetë gabim në publikimin e IKSHPK-së.

Nëse shikohet publikimi i bërë në Facebook nga IKSHPK vërehet se postimi është edituar, pasi personi që ndërroi jetë nga komuna e Mamushës është 72 vjeçar, raporton lajmi.net.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (81, 79, 72, 72 vjeç), Istog 1 rast (51 vjeç), Klinë 1 rast (63 vjeç), Mamushë 1 rast (72 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Viti 1 rast (74 vjeç)”, thuhet në njoftimin e edituar.

Ndërsa lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Malishevës, Rujdi Mazreku.

“Sot me datë 18.11.2020 Ministria e Shëndetësisë-IKSHP gjatë raportimit të numrit të rasteve ditore dhe vdekjet nga Covid-19 ka njoftuar se ka vdekur një i ri  31 vjeçarë nga Komuna e Mamushës!Me këtë ne Ju demantojmë për këtë lajm pasi që sot në Komunën e Mamushës nuk ka asnjë vdekje  natyrale ashtu edhe asnjë vdekje nga covid-19.Rasti në fjalë është se, dje ka qenë një rast ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 72 vjeçare”, thuhet në reagim.

Ndryshe numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 anembanë vendit ka arritur në 31 mijë e 215 raste. Raste aktive nga të gjithë këta të infektuar janë gjithsej 12 mijë e 8 raste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco