Spitali i Mitrovicës mundohet ta arsyetojë skandalin me trupin e pajetë të të infektuarit me koronavirus

Spitali i Mitrovicës mundohet ta arsyetojë skandalin me trupin e pajetë të të infektuarit me koronavirus

13:54, 18/11/2020

Spitali i Mitrovicës ka sqaruar opinionin publik pas shqetësimit të ngritur nga familja se një pacient që të martën kishte vdekur në mesditë kishte mbetur në atë dhomë për shtatë orë.

Sipas njoftimit për media, Spitali në atë kohë ishte në pritje të rezultatit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë për praninë e infeksionit të COVID-19 apo jo te pacienti.

Në sqarim, Spitali i Mitrovicës ka thënë se pacienti nuk ishte hequr nga ajo dhomë për shkak se “prania e infeksionit i ndërron komplet procedurat e tërheqjes së trupit të pajetë dhe ato pasuese”.

Trupi i pa jetë i një 84-vjeçari ka qëndruar për gati 6 orë në dhomën e njëjtë me pacientët e tjerë në Spitalin e Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri”. I ndjeri pas vdekjes kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Familjarët janë shprehur të dëshpëruar për shkak të pamundësisë që ta marrin kufomën për t’i  kryer procedurat e varrimit.

Mostra në trupin e 84-vjeçarit për testim PCR, ishte marrë qysh te shtunën. Ndërkohë rezultati është publikuar nga ana IKSHPK-së pas tre ditëve. Dhe atë, veç pas insistimit të drejtuesve të spitalit.

Pra rezultati për këtë pacient ka dalë vetëm pas vdekjes së tij

E ky rast nuk është i pari kur kufomat e pacientëve kosovarë qëndrojnë në dhoma bashkë me pacientët e tjerë.

Njëjtë ka ndodhur para pak muajve në Klinikën e Pomologjisë të QKUK-së.

Aty dy paciente të vdekura kanë qëndruar njëra 6 orë e tjetra më shumë në dhomë bashkë me pacientët e gjallë të cilët po trajtoheshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco