Evakuuohet në mes të Covid për mungesë uji, qyteza e izoluar kanadeze

Evakuuohet në mes të Covid për mungesë uji, qyteza e izoluar kanadeze

13:13, 18/11/2020

Toronto - Kur një shkëlqim vaji u zbulua mbi sipërfaqen e rezervuarit të ujit në tetor, Neskantaga First Nation në Kanada u detyrua të mbyllë tubat dhe të vihet në lëvizje.

Të izoluar në veriun e largët të Ontarios, vend i arritshëm vetëm me aeroplanë ose në rrugë dimërore, pothuajse të 300 banorët u evakuuan në Thunder Bay, më shumë se 400 kilometra larg, duke thyer flluskën e izolimit që ishin përpjekur të ndërtonin gjatë COVID-19.

Javë më vonë, ata po jetojnë në hotele, duke pritur për riparime pastrime dhe teste për të konfirmuar se uji është mjaft i sigurt dhe për t’u kthyer në shtëpi.

Evakuimi është vetëm kriza e fundit e ujit në Neskantaga, ku edhe në kohë normale uji konsiderohet i pasigurt.

Përkundër shumë përpjekjeve për riparime dhe përmirësime, për 25 vjet komuniteti ka qenë këshilluar të ziente ujin e pijshëm - një direktivë e shëndetit publik.

Neskantaga ka këshillimin me jetëgjatësinë më të madhe në Kanada për këtë punë, por është vetëm një nga më shumë se 40 komunitete autoktone që nuk ka furnizim me ujë të pijshëm.

"Gjithë çfarë duam është një gotë e pastër me ujë që del nga çezmat tona", tha shefi i Neskantaga Chris Moonias për Fondacionin Thomson Reuters. "Ndonjëherë  as nuk ndihesh sikur po trajtohesh si qenie njerëzore"

Sistemi i ujit i komunitetit u ndërtua në 1993 dhe ka qenë me problem që nga ajo kohë, duke përfshirë problemet me impiantin e trajtimit, ndotjen kimike dhe një sistem të shpërndarjes së gabuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco