Amerikanët duhet të falenderojnë Dolly Parton për vaksinën anti-covid

Amerikanët duhet të falenderojnë Dolly Parton për vaksinën anti-covid

12:34, 18/11/2020

Amerikanët duhet të falenderojnë Dolly Parton për vaksinën anti-covid.

Në muajin prill këngëtarja e muzikës country dhuroi 1 milion dollarë në “Vanderbilt University Medical Center”, për të ndihmuar shkencëtarët për të gjetur vaksinën.

Me këto para më pas u financua kërkimi i vaksinës në kompaninë Moderna.

Kjo kompani së fundmi deklaroi se vaksina e saj ka rezultuar 94.5 përqind efektive.

Dolly Parton u shpreh se ndihet e lumtur që paratë e saj shkuan për një kauzë kaq të mirë.

“Jam shumë e lumtur që ndihmoj për diçka kaq të madhe. Kur i dhurova paratë, doja të bëja mirë dhe ashtu ndodhi”-tha këngëtarja.

“Le të shpresojmë që do ta kalojmë dhe këtë së shpejti”-shtoi Dolly.

Pas njoftimit se vaksina e Moderna ishte 94.5% efektive në parandalimin e Covidit, shumë shtete kanë marrë masat për të qenë të parat që do ta marrin atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco