Brnabiq paralajmëron se sot në Serbi do të jenë mbi 5 mijë të infektuar me COVID-19

Brnabiq paralajmëron se sot në Serbi do të jenë mbi 5 mijë të infektuar me COVID-19

11:16, 18/11/2020

Serbia është në një situatë alarmante sa i përket përballjes me virusin COVID-19.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka deklaruar se sot pritet që numri i të infektuarve me COVID-19 të arrijë në 5 mijë.

Ajo tha se të dhënat që morën sot në ora 08:00 ishin edhe më keq se dje, ku pati mbi 4 mijë të infektuar dhe 24 persona të vdekur në 24 orë.

Pavarësisht kësaj situate, Serbia nuk ka ndaluar ende lëvizjen e qytetarëve apo thënë qartë nuk ka vendosur orë policore

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco