Politikani në Siri Lanka: ‘Hani peshk, nuk ju zë koronavirusi’

Politikani në Siri Lanka: ‘Hani peshk, nuk ju zë koronavirusi’

10:32, 18/11/2020

 

Një politikan në Sri Lanka bëri një shfaqje krejt të pazakontë gjatë një konference për shtyp, ku u shfaq duke kafshuar një peshk të gjallë.

Ish ministri i Peshkimit, Dilip Ëedaarachchi iu bëri thirrje që të konsumojnë peshk, shitjet e të cilit kanë rënë ndjeshëm për shkak të koronavirusit.

Përpara se të kafshonte peshkun përpara kamerave Ëedaarachchi iu bëri thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë se do t’i zerë koronavirusi.

Mijëra tonë peshk kanë mbetur pa shitur në tregun qendror të peshkut në vend për shkak se disa ditë më parë në këtë vend u infektuan disa persona me koronavirus.

“E solla këtë peshk për t’iu treguar personalisht. Hani peshk. Njerëzit tanë që janë në këtë sektor janë bllokuar pasi nuk mund të shesin. Varkat nuk mund të dalin më në det”, tha politikani para se të hante peshkun./A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco