Infektohet me koronavirus senatori 87-vjecar amerikan

Infektohet me koronavirus senatori 87-vjecar amerikan

10:05, 18/11/2020

Senatori amerikan, Chuck Grassley, i cili është i treti në linjën e trashëgimisë presidenciale ka njoftuar se është infektuar me koronavirus.

87 vjeçari Grassley, njoftoi se ishte në vetëizolim pasi ishte ekspozuar ndaj virusit dhe ishte në pritje të rezultatit të testit. Të martën në mbrëmje, bëri një postim në Twitter teksa rezultoi pozitiv.

“Unë kam rezultuar pozitiv në testin për koronavirus. Unë do të ndjek udhëzimet e mjekëve të mi/ udhëzimet e CDC (Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve) dhe do të vazhdoj të jem në vetëizolim. Ndihem mirë dhe nga shtëpia do të vazhdoj punën time për banorët e Ajovës”, shkroi Grassley.

Grassley është senatori i gjashtë amerikan që është infektuar me Covid, ndërsa pesë të tjerët janë shëruar. Koronavirusi është në rritje në SHBA ku ka infektuar më shumë se 11 milion amerikanë dhe ka marrë jetën e gati 250,000 personave

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco