'U bë edhe shpirti i mamit, ëngjëll! O Zot! - Vajtimi i nënës për vajzën shtazanë, që ndërroi jetë nga Covid E ndjera Emanuela Dalipi

'U bë edhe shpirti i mamit, ëngjëll! O Zot! - Vajtimi i nënës për vajzën shtazanë, që ndërroi jetë nga Covid

09:12, 18/11/2020

Emanuela Dalipi humbi jetën dy netë më parë si pasojë e koronavirusit pasi ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe ishte në muajin e pestë të shtatzënisë. Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe nëna e 28-vjeçares, Irma Dalipi, e cila publikoi foton e të bijës në Facebook dhe shkroi:  “U bë dhe shpirti i mamit, ëngjëll… o zooot…”

Një tjetër familjar i saj ka reaguar që mbrëmjen e 16 Nëntorit kur morën lajmin e hidhur dhe shkroi: “Tragjeditë nuk kanë mbarim në familjen tonë…Sot humbëm nga kjo jetë Emën, mbesën tonë të shtrenjtë.  Ema, lamtumirë e shtrenjta jonë. Të duam fort kudo të jesh Emanuela, bashkë me Blertën”

Ndërsa një vajzë tjetër tregon gëzimin e madh që kishte kur mësoi që ishte shtatzënë dhe ëndrrat për të krijuar një familje të vogël, që iu prenë në mes.

“Kjo eshte Ema… Vajza estetiste qe projektoi endrrat e saj ne cdo takim tonin te permuajshem prej 6 vitesh… Qe nga lajmi i shtatzanise , gezimi qe do kishte nje vajze, endrrat per nje familje te vogel e te re ,u prene ne mes… U nda nga jeta ,fare pak caste pasi doktoret bene nderprerjen e shtatzanise ne muajin e gjashte si pasoje e komplikacioneve te Covid……. U prehsh ne paqe ..I Zotit eshte dheut dhe njeriu e plotesoj ate", shkroi Paola.

Kujtojmë se pasi u infektua me Covid, Ema ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën. Më pas, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Infektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.

Në momentin kur është kryer ndërhyrja për ti hequr fëmijën, 28-vjeçares i nisi hemorragjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpëtonin jetën e foshnjes dhe të nënës.

Emanuela Dalipi rezulton e afërme me 16-vjeçaren Blerta Pepa që ndërroi jetë rreth në vitin 2017 pas një operacioni në gju shkruan Faxweb.al.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco