Mutacioni që pëson koronavirusi ndikon te efektshmëria e vaksinave

Mutacioni që pëson koronavirusi ndikon te efektshmëria e vaksinave

14:18, 15/11/2020

Profesor Wendy Barclay, një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor të Mbretërisë së Bashkuar për Emergjencat (Sage), tha të dielën se ekziston një "shqetësim" se mutacionet e Covid-19 mund të nënkuptojnë që vaksinat "nuk do të funksionojnë aq mirë sa do të shpresonim ".

Mutacionet në virus kanë shkaktuar shfarosjen e miliona vizonëve të fermave në Danimarkë nga frika se ndryshimi gjenetik mund të dëmtojë efektivitetin e vaksinave.

Barclay, nga Imperial College London, tha për ‘BBC’ se: "Shqetësimi do të ishte që nëse këto mutacione që lindin natyrshëm tek njerëzit, ose tek kafshët dhe vaksinat që po gjenerojmë tani nuk do të funksionojnë aq mirë sa do të shpresonim atëherë do të ishte një problem shumë i madh.”

Por ajo vazhdoi këtë "nuk do të thotë që vaksinat nuk do të funksionojnë aspak", duke shtuar se një goditje e cila është "shumë e adaptueshme dhe me përgjigje të shpejtë" mund të jetë opsioni më i mirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco