Edhe 553 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Edhe 553 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

17:28, 14/11/2020

I pari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka përshkruar si të rëndë situatën me COVID-19 në komunën që ai udhëheq.

 

Me anë të një postimi në Facebook, Haziri ka treguar se aktualisht në Gjilan janë edhe 553 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemsië ndërkaq në këtë komunë kanë vdekur 60 persona nga COVID-19, teksa numri total i të infektuarve gjerë më tani ka shkuar në 5 mijë e 923.

Postimi i plotë:

#Dita248. Po kalojmë ditë të rënda bashkë në kohë pandemie. Gjendja e përgjithshme e përballjes me #COVID19 është kjo: 5923 është numri i testimeve, 2056 të infektuar në total, 1444 të shëruar, 60 të vdekur, 553 raste aktive, 62 në hospitalizim dhe 225 mostra në pritje për rezultat.

Ndalimi i qarkullimi prej 19:00 der në 5:00 të mëngjesit, ka ndikuar në jetën tonë, por bashkë e me besim, mund ta ulim infeksionin e ta ndalim përhapjen.

Apeloj që t’iu përmbaheni rregullave kundër infeksionit: MASKA, DISTANCA e HIGJIENA!.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco