IKSHPK apelon: Situatë e rënduar, është në dorën e secilit të kontribuojë

IKSHPK apelon: Situatë e rënduar, është në dorën e secilit të kontribuojë

16:36, 14/11/2020

Shifra të larta të të infektuarve me koronavirus dhe viktimave nga i njëjti janë shënuar ditëve të fundit në Kosovë.

 

E në lidhje me këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar edhe njëherë një apel.

Në apelin që ka lëshuar IKSHPK, është bërë thirrje që të këshillohen edhe personat të cilët nuk u përmbahen masave, maskës, higjienës e distancës.

IKSHPK thotë se përgjatë nëntë muajve është dëshmuar se COVID-19 mund të mbahet nën kontroll vetëm duke punuar së bashku, andaj kjo duhet të vazhdojë.

Apeli i plotë nga IKSHPK

TË DASHUR QYTETARË!
MOS LEJONI MBYLLJEN E TË GJITHËVE PËR PAKUJDESIN E DISAVE!
KUDO QË VËRENI PERSONA QË NUK I PËRMBAHEN REKOMANDIMEVE, I KËSHILLONI!
KËSHILLIMI ËSHTË OBLIGIM QYTETAR!
JU LUTEMI PËR KUJDES TË SHTUAR!
VIRUSI ËSHTË KUDO! VIRUSI VRET!
JU LUTEMI PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE!
VENDOSNI MASKAT!
NE PO PUNOJMË PËR JU PA NDËRPRE, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
NE JU TREGUAM QE NËNTË MUAJ SE MUND TA MBAJMË NËN KONTROLLË COVID-19 VETËM SË BASHKU!
MBANI MASKA-SHPËTONI JETË! SË BASHKU KURSEJMË JETË!
ËSHTË NË DORËN E SECILIT TË KONTRIBUOJË NË KËTË SITUATË TË RËNDUAR DHE TË BINDNI SË PAKU NJË PERSON TI PËRMBAHET REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR!
Ju faleminderit për mirëkuptim!. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco