Covid-19 ia merr jetën mësuesit kosovar

Covid-19 ia merr jetën mësuesit kosovar

11:09, 14/11/2020

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Podujevës, Nexhmi Rudari në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka dhënë lajmin për vdekjen e mësimdhënësit nga Podujeva, raporton Syri net Kosova.

Ai ka thënë se mësimdhënësi nga Podujeva, Bedri Raçi ka vdekur si pasojë e infektimit nga virusi Covid-19.

‘Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Bedri Raçi, i cili nuk arriti t’i mbijetojë përballjes me Covid-19’, ka shrkuar Rudari.

Po ashtu ai i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve.

Deri më tani në Kosovë nga virusi Covid-19 kanë vdekur gjithsej 798 persona.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Me pike?llim mora lajmin pe?r ndarjen nga jeta te? me?simdhe?ne?sit Bedri Rac?i, i cili nuk arriti t’i mbijetoje?...

Posted by Nexhmi Rudari on Saturday, November 14, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco