COVID-19/ OBSH: Rekord rastesh të reja por më pak të vdekur

COVID-19/ OBSH: Rekord rastesh të reja por më pak të vdekur

13:26, 22/09/2020

Është shënuar një numër rekord rastesh të reja me COVID-19 në javën nga 14 shtatori deri në 20 shtator (+5 % krahasuar me javën e mëparshme, por numri i vdekjeve ka rënë me 10 % sipas Organizatës Botërore të Shendëtësisë.

Me përjashtim të Afrikës, ka pasur një rritje të rasteve në të gjitha kontinentet.

Deri më tani, mbi 30.6 milion raste dhe 950,000 vdekje janë numëruar në të gjithë botën.

  "Kjo është rritja më e madhe javore që nga fillimi i epidemisë - raporton OBSH në buletinin e saj - Në të njëjtën periudhë kohore, megjithatë, numri i vdekjeve ra me 10%, me 37,700 viktima të regjistruara".
 

Shifrat e Organizatës bazohen në të dhëna zyrtare nga vende të ndryshme, të cilat  në shumë raste rrezikojnë të jenë jo të plota: disa shtete testojnë vetëm raste të rënda, në të tjerat sistemet shëndetësore nuk janë në gjendje të numërojnë të gjithë njerëzit e infektuar me koronavirus .

Sipas OBSH, në Evropë ka rritjen të numrit të viktimave (+ 27% në javën e kaluar), ndërsa kontinenti Amerikan ka përparësinë e rasteve të reja (+ 38%), por regjistron një rënie të ndjeshme të vdekjeve, -22 %.

Në Afrikë, epidemia vazhdon të ngadalësohet, me -12% të rasteve të reja dhe -16% të vdekjeve krahasuar me javën e kaluar. (ANSA-AFP).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco