Infektohet me koronavirus kryetarja e Bashkisë së Shkodrës

Infektohet me koronavirus kryetarja e Bashkisë së Shkodrës

10:51, 22/09/2020

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, është infektuar nga Covid-19.

Ajo pas konfirmimit me Covid nuk është paraqitur në zyrë.

Diten e djeshme kryebashkiakja Ademi ka bërë testin për Covid-19.

Sipas burimeve gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe nuk simptoma, por ka dyshuar pas kontakteve që ka pasur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.

Tashmë pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë Shkodër, që kanë pasur kontakte me kryebashkiaken, t’i nënshtrohen tamponëve dhe pritet të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera brenda bashkisë ku Ademi mund të ketë lëvizur.

Disa kohë më parë në bashkinë Shkodër rezultoi pozitive nënkryetarja Emilia Koliqi dhe disa punonjës të tjerë, por ata e kanë kaluar, ndërsa së fundmi është infektuar kryebashkiakja Ademi, e cila tashmë është vetëizoluar derisa ta kalojë këtë situatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco