Shkon në mbi 700,000 numri i rasteve të koronavirusit në Meksikë

Shkon në mbi 700,000 numri i rasteve të koronavirusit në Meksikë

10:48, 22/09/2020

Sipas statistikave zyrtare, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga koronavirusi në Meksikë ka shkuar në mbi 700,000.

Megjithatë, zëvendësministri i Shëndetësisë në këtë shtet ka paralajmëruar se shifra e vërtetë e të infektuarve është shumë më e lartë, shkruan BBC

Pavarësisht numrit të madh të rasteve, zëvendësministri Jugo Lopez-Gatell tha se niveli i përhapjes së pandemisë është duke u ngadalësuar. “Tash kemi tetë javë radhazi të rënies së numrit të rasteve”, tha ai të hënën.

Përpos qindra mijëra të infektuarve, në Meksikë  deri më tani janë regjistruar 73,697 viktima, që është një nga shifrat më të larta në botë.

Amerika Latine është rajoni më i prekur nga pandemia me rreth 8.7 milionë persona të infektuar dhe 322,000 të vdekur. Javën e kaluar, Argjentina shënoi rekord të rasteve me mbi 12,000 të infektuar për një ditë.

Numër të madh të rasteve kanë shënuar edhe Brazili, Kolumbia dhe Peruja, të trija në Amerikën Jugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco