Zelanda e Re drejt mposhtjes të Covid-19, vendi heq masat e distancimit social

Zelanda e Re drejt mposhtjes të Covid-19, vendi heq masat e distancimit social

09:42, 22/09/2020

Zelanda e Re ka hequr kufizimet e distancës sociale për shkak të pandemisë në pjesën më të madhe të qyteteve, me përjashtim të qytetit më të madh, Auckland, i cili do të vazhdojë të ketë disa kufizime për të paktën edhe 16 ditë të tjera.

Ky vendim ka ardhur pasi vendi nuk ka raportuar raste të reja.

Kryeministrja Jacinda Ardern e bëri këtë njoftim ditën e hënë pas takimit me ligjëvënsit kryesorë.

Ajo tha se vendi do të qëndrojë në kufizimet e nivelit 2 deri të paktëm më 7 tetor, por që pjesa tjetër e vendit do të jetë e lirë të lëvizë në nivelin 1.

Kufizimet e nivelit 1 tregojnë se virusi është përmbajtur në Zelandën e Re dhe kërkon kufizime vetëm për ata që hyjnë në vend, raporton CNN.

Kufizimet e Nivelit 2 kapin numrin e njerëzve në çdo tubim deri në 100 ditë gjersa maska është e obligueshme në transportin publik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco