Greqia konfirmon 108 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19

Greqia konfirmon 108 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-19

20:13, 14/09/2020

Autoritetet greke të shëndetësisë kanë njoftuar 5 viktima dhe 108 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin.

Nga rastet e së hënës, vetëm 22 raste të reja u identifikuan në vend dhe 21 u zbuluan gjatë testimit rutinë të vizitorëve në pikat e hyrjes së Greqisë, shkruajnë mediat helene.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në vend që nga fillimi i pandemisë është 13 420, duke përfshirë të gjithë ata që janë shëruar; pak më shumë se gjysma (55.4%) e tyre janë burra.

Rastet në lidhje me udhëtimet e huaja tani numërojnë 2,419, dhe 5 789 janë lidhur me kontaktin me një rast të njohur. Origjina e rasteve të tjera është e paqartë.

Aktualisht, 59 grekë që vuajnë nga virusi janë të intubuar dhe mosha mesatare e këtyre pacientëve është 70. Vetëm dymbëdhjetë prej tyre janë gra, duke treguar se virusi shpesh ndikon te burrat më rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco