‘Unë u bëra vonë, ju lutem…’/ Turku përlot me mesazhin pak para vdekjes nga COVID-19

‘Unë u bëra vonë, ju lutem…’/ Turku përlot me mesazhin pak para vdekjes nga COVID-19

17:08, 14/09/2020

Një 62-vjeçar turk, ndërroi jetë më datë 10 shtator dhe pasi e varrosën, të afërmit futën në karikim celularin e tij ku zbuluan një video që ai kishte bërë në ditët që ndodhej në intubim.

Ajo që zbuluan familjarët e 62-vjeçarit Yasar Unal nga Ccorumi në Turqi pasi vdiq ishte mallëngjyese.

Në videon e zbuluar në celularin e tij, 62-vjeçari i bën thirrje të gjithëve që të kujdesen për veten dhe të mos i lënë pas dore masat anti-Covid.

“Më merret fryma, tensionin e kam të lartë dhe kam temperaturë. Unë u bëra vonë, ju lutëm mos e bëni këtë dhe kujdesuni për veten. Mirupafshim të gjithëve”, shprehet ai në video-mesazh.

Mediat turke publikuan mesazhin e tij duke marrë edhe shpjegime nga familjarët se si e kishin zbuluar videon.

“Pasi varrosëm babain, vendosëm në karikim celularin dhe zbuluam videon që ai e kishte bërë kur ishte në intubim”, tregon i biri i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco