Ndërron jetë nga koronavirusi 60-vjeçarja/ Kishte 4 ditë që vuante, vetëm dje u soll në Tiranë

Ndërron jetë nga koronavirusi 60-vjeçarja/ Kishte 4 ditë që vuante, vetëm dje u soll në Tiranë

10:27, 14/09/2020

Shënohet një tjetër viktimë nga Covid-19 në qytetin e Përmetit.

Sot në mëngjes ka ndërruar jetë Anika Komino, 60-vjeçare, e cila ishte konstatuar me virusin e rrezikshëm vetëm një ditë më parë në kryeqytet, teksa u soll me urgjencë pas rëndimit të gjendjes.

Mësohet se 60-vjeçarja qëndronte e izoluar në banesë prej 4 ditësh me simptoma të qarta të koronavirusit, por nuk kishte bërë tampon.

Të afërmit e saj sapo e vunë re rëndimin e gjendjes, e kanë nisur me autoambulancë drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco