Gjermania shënon vetëm një viktimë të Covid-19 në 24 orët e fundit

Gjermania shënon vetëm një viktimë të Covid-19 në 24 orët e fundit

08:49, 14/09/2020

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani është shënuar një i vdekur nga koronavirusi.

 

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,350, shkruan The Guardian.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 927 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 260,355.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco