Maqedonia e Veriut/ 5 viktima dhe 142 të infektuar nga Covid 19

Maqedonia e Veriut/ 5 viktima dhe 142 të infektuar nga Covid 19

15:42, 11/09/2020

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka kryer 1542 testime dhe janë konfirmuar 142 të infektuar nga koronavirusi.

Kryeqyteti Shkupi vijon të raportojë numrin më të lartë me të infektuar, ditën e fundit ka regjistruar 37 të infektuar.

Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron 98 pacientë të shëruar dhe 5 viktima nga koronavirusi.

Deri më tani që nga fillimi pandemisë janë bërë gjithsej 163.132 testime dhe janë diagnostikuar 15 555 të infektuar.

Numri i pacientëve të shëruar është 12994, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive është 1919.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco