Covid-19/ Situatë e rëndë në Elbasan, konfirmohet numër i lartë të infektuarish

Covid-19/ Situatë e rëndë në Elbasan, konfirmohet numër i lartë të infektuarish

13:06, 11/09/2020

Janë konfirmuar 17 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në qytetin e Elbasanit, nga 50 tamponë që u kryen në total.

Dy raste janë punonjëse të një banke të nivelit të dytë dhe një rast është punonjësja e zyrës së financës në bashkinë e Elbasanit.

Ndërkohë mes rasteve të reja rezulton edhe një mësuese e shkollës “Qemal Haxhihasani” duke e çuar në 3 numrin e mësuesve të prekur me Covid. Të paktën 15 persona janë vetëkarantinuar, teksa priten përgjigjet e testit për personat e tjerë të dyshuar dhe kontaktet e afërta me të infektuarit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco