Ivanka Trump: Jam e gatshme që ta bëj ‘Live’ vaksinën kundër koronavirusit të miratuar nga FDA

Ivanka Trump: Jam e gatshme që ta bëj ‘Live’ vaksinën kundër koronavirusit të miratuar nga FDA

11:18, 11/09/2020

Ivanka Trump, vajza e Presidentit të SHBA Donald Trump dhe këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, të enjten pranoi sfidën e drejtuesit të emisionit televiziv Joy Beha dhe tha se do të ishte e gatshme ta merrte vaksinën kundër koronavirusit live në emision.

Behar kishte shprehur mosbesim në zhvillimin e vaksinave nën administratën Trump, të cilën rivalët e Trump e kanë akuzuar për nxitimin e procesit për të bërë një vaksinë para zgjedhjeve të nëntorit.

Marrëveshje me @JoyVBehar. Unë do të vij në shfaqjen tuaj për ta bërë këtë. Unë i besoj FDA-së dhe kështu duhet të gjithë amerikanët. Zhdukja e këtij virusi duhet të jetë përparësia jonë kryesore kolektive," shkroi Ivanka në Tëitter.

Presidenti amerikan Donald Trump të hënën kishte lënë të kuptohet se vaksina e koronavirusit do të jetë në dispozicion para zgjedhjeve të nëntorit, pasi ai akuzoi rivalët e tij demokratë për Shtëpinë e Bardhë për minimin e besimit të publikut

Image.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco