Franca raste rekord ditore, sot masat e reja, frikë për një rimbyllje totale

Franca raste rekord ditore, sot masat e reja, frikë për një rimbyllje totale

10:56, 11/09/2020

 

Franca po planifikon masa më të ashpra për të luftuar koronavirusin pasi ka përjetuar një numër rekord të rasteve ditore.

Vendi regjistroi 10,000 raste të reja në një periudhë 24-orëshe, sipas shifrave të së enjtes.

Një takim kyç midis ministrave dhe ekspertëve të shëndetësisë për të vendosur mbi masat e reja do të mbahet sot.

Kreu i këshillit shkencor që këshillon qeverinë për pandeminë, Jean-Francois Delfraissy, ka paralajmëruar se mund të kërkohen vendime "të ashpra".

Presidenti Emmanuel Macron tha se takimi do t'i jepte publikut një ide të qartë se çfarë mund të pritet në javët e ardhshme.

"Ne duhet të jemi sa më transparent dhe të qartë sa të jetë e mundur," tha ai të enjten, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

"Ne duhet të jemi kërkues dhe realistë, pa iu nënshtruar asnjë lloj paniku."

Franca ka numrin e shtatë më të lartë të vdekjeve Covid-19 në botë. Më shumë se 30,800 njerëz në vend kanë vdekur me koronavirus.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco