Studimi i ri shqetësues/ Pacientët me Covid-19 vuajnë nga mushkëritë e shpuara

Studimi i ri shqetësues/ Pacientët me Covid-19 vuajnë nga mushkëritë e shpuara

08:35, 11/09/2020

Një në çdo njëqind pacient të shtruar në spital me Covid-19 vuajën nga mushkëshëritë e shpuara sipas studimit të ri të udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit duke komplikuar më tej trajtimin për ata që preken.

Simptomat e një pneumotoraksi ose ‘mushkëritë të shpuara’ përfshijnë gulçim dhe dhimbje të papritura therëse të gjoksit që përkeqësohen duke marrë frymë thellë gjatë kollitjes lidhur me Covid-19.

Një mushkëri e shpuar lejon që ajri të depërtojë dhe të bllokohet midis pjesës së jashtme të mushkërive dhe murit të gjoksit, duke çuar përfundimisht në kolapsin e organit nën presionin e akumuluar.

Sipas studimit të ri, botuar në Revistësn Evropiane të Frymëmarrjes burra të rinj të gjatë ose pacientët të moshuar me sëmundje të mushkërive ishin më të rrezikuar të vuanin nga një mushkëri e shpuar ndërsa i nënshtroheshin trajtimit për infeksion të rëndë Covid-19 (ata tashmë konsiderohen me rrezik më të lartë edhe para infektimit me koronavirusin).

Studiuesit e Kembrixhit pas studimit përdorën të dhëna nga 16 spitalet dhe u konsultuan me kolegët në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të cilët raportuan gjetje të ngjashme.

"Ne filluam të shohim pacientë të prekur nga një mushkëri e shpuar, madje edhe në mesin e atyre që nuk u vendosën një ventilator", thotë profesori Stefan Marciniak nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore të Kembrixhit.

Sidoqoftë, edhe pacientët që nuk do të binin në kategoritë e lartpërmendura të rrezikut mund të vuajnë mushkëritë e çara paralajmëruan Marciniak, pasi shumë nga incidentet e mushkërive të shpuara u diagnostikuan "rastësisht".

Pothuajse dy të tretat e pacientëve që pësuan një mushkëri të shpuar mbijetuan por studiuesit regjistruan vetëm një normë mbijetese prej 42 përqind për pacientët mbi 70 vjeç.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco