Rezultoi i infektuar me Covid-19, në Itali mund të hapet një hetim ndaj De Laurentiis

Rezultoi i infektuar me Covid-19, në Itali mund të hapet një hetim ndaj De Laurentiis

19:56, 10/09/2020

Aurelio De Laurentiis ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe menjëherë alarmi ra në Ligë.

Presidenti i Napolit në fakt dje u paraqit në asamble me simptoma por që ai kishte menduar se mund të ishin nga konsumimi i tepërt i stridheve.

Për më tepër në disa momente të samitit dhe në intervista me shtypin jashtë hotelit ai nuk mbante maskë.

Ky lajm ka krijuar një stuhi në rrjetet sociale të cilat janë ndarë midis atyre që i urojnë shërim të shpejtë Presidentit të Napolit dhe atyre që shfrytëzojnë rastin për të bërë polemika.

Dhe sipas “Radio Kiss Kiss Napoli” , veprimet ligjore janë gati kundër De Laurentiis në qoftë se shfaqen raste pozitive me Covid-19 nga takimi i zhvilluar dje në Ligë. Gjykata federale po konsideron hapjen e një hetimi kundër presidentit të Napolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco