Britania njoftoi nëntë vdekje të tjera nga koronavirusi

Britania njoftoi nëntë vdekje të tjera nga koronavirusi

16:39, 10/09/2020

Ditën e sotme, Anglia dhe Irlanda e Veriut njoftuan vdekjen e nëntë pacientëve të tjerë me koronavirus, ndërsa nuk janë konfirmuar akoma viktimat në Uells ose Skoci.

Një azhurnim i plotë do të bëhet më vonë nga Departamenti i Shëndetësisë, i cili do të përfshijë vdekjet në shtëpitë e kujdesit dhe gjithashtu numrin e rasteve të reja positive, raporton Dailymail.

Ligjet e reja në Angli do të lejojnë policinë të lëshojë gjoba për njerëzit që takohen në grupe më të mëdha se gjashtë persona, ndërsa përpiqet të shkurtojë mbledhjen e të rinjve.

Rregulli i ri, i cili ashpërson atë të mëparshmin që lejonte deri në 30 njerëz të mblidheshin nga dy familje, do të zbatohet në të gjithë vendin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco