Dy mijë pako me pajisje mbrojtëse për nxënësit e Gjilanit nga Flexograf

Dy mijë pako me pajisje mbrojtëse për nxënësit e Gjilanit nga Flexograf

15:21, 10/09/2020

Me rastin e fillimit të ri shkollor në këtë kohë ende pandemie, fabrike Flekxograf ne bashkepunim me rrjetin CSR shpërndanë 2 mijë pako me pajisje  si maska, dezinfektues dhe palloma të lagura për mbrojten e nxënësve të shkollave të Komunës së Gjilanit.

Drejtori i fabrikës Flexograf Berat Mustafa, tha se këtë ndihmë po e realizojnë në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve veçanërisht nxënësve të cilët kanë nevojë për pajisje mbrotjëse nga virusi korona.

Ndersa drejtori i Arsimit në Gjilan Nazim Gagica,  falenderoi kompaninë Flexograf dhe CSR-në për ofrimin e kësaj ndihme në prag të fillimit të vitit shkollor.

Edhe përfaqësuesja nga CSR-ja ka falënderuar kompaninë Flexograf për hapin e ndërrmar për shkollat e Komunës së Gjilanit. Dea Isufi, tha se shpërndarja e këtyre mjeteve mbrojtëse do të jenë të qëlluara për nxënësit. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco