Mbi 28 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

Mbi 28 milionë raste me COVID-19 në mbarë botën

14:07, 10/09/2020

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 28 025 252 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me 6 549 475 raste deri më tani.

Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India me 4 465863, Brazili me 4 199 332 raste, Rusia 1 041 007 raste, Peruja 702 776 raste, Kolumbia 686 856 raste, Meksika 647 507 raste, Afrika e Jugut me 642 431 raste, Spanja me 543 379 raste, Argjentina me 512 293 dhe Kili me 427 027 raste.

Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 284 943.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 908 000 persona. Ndërkohë, 20 103 536 milionë persona janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7 013 716 raste aktive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco