Sllovakia rrezikon luftën civile? Paralajmërimi i ministrit të Brendshëm sllovak pas atentatit ndaj kryeministrit

Sllovakia rrezikon luftën civile? Paralajmërimi i ministrit të Brendshëm sllovak pas atentatit ndaj kryeministrit

16:23, 16/05/2024

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë Matus Sutaj Estok tha se vendi rrezikon luftë civile, për shkak të tensioneve politike.

Gjatë një konference për mediat jashtë spitalit Banska Bystrica, ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kalinak dhe ai i Bredshëm Matus Sutaj Estok njoftuan se mjekët janë duke luftuar për të shpëtuar jetën e kryeministrit Robert Fico.

Kjo, pasi Fico i është nënshtruar një operacioni dhe është ende në gjendje të rëndë. Kalinak tha se sulmi ndaj kryeministrit kishte motive politike dhe kjo do të rrisë tensionet në vend. Për atentatin, një i dyshuar ndodhet në burg dhe hetimet e para flasin për motive politike të ngjarjes, raporton Euronews.

Estok tha se nuk duhet të flitet për “luftë civile”, pasi në rrjetet sociale qarkullojnë të tilla teori, pas asaj që ndodhi. Vendi ka pësuar tronditje, pasi kryeministri Robert Fico u plagos me disa plumba në një atentat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco