Kancelari gjerman: Vrasjet e civilëve në Bucha janë krime lufte

Kancelari gjerman: Vrasjet e civilëve në Bucha janë krime lufte

15:58, 09/04/2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka thënë se autorët e vrasjeve të civilëve në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit, duhet të mbajnë përgjegjësi.

Që kur trupat ruse u tërhoqën nga Bucha javën e kaluar, zyrtarët ukrainas thonë se qindra civilë janë gjetur të vdekur.

“Kjo është diçka që nuk mund ta harrojmë. Ne nuk mund të anashkalojmë se ky është një krim. Këto janë krime lufte që ne nuk do t’i pranojmë, ata që e bënë këtë duhet të mbajnë përgjegjësi”, u shpreh kancelari gjerman.

Ndryshe, Scholz është shprehur edhe se Gjermania do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë mbrojtëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco