Lajmi i fundit

LIVE- Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Derbi në merkato për Rafael Leaon, Fenerbahçe dhe Galatasaray luftojnë për yllin e Milanit

Derbi në merkato për Rafael Leaon, Fenerbahçe dhe Galatasaray luftojnë për yllin e Milanit

21:24, 27/07/2026

E ardhmja e Rafael Leaos te Milani duket gjithnjë e më e pasigurt, ndërsa dy klubet e mëdha turke kanë nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit portugez.

Leao pritet t’i bashkohet skuadrës kuqezi në Australi të mërkurën, pas disa ditësh pushimi në Brazil, por e ardhmja e tij për sezonin e ardhshëm mbetet ende pezull.

Sipas raportimeve të fundit, Turqia është destinacioni më i mundshëm për numrin 10 të Milanit, me Fenerbahçen dhe Galatasarajin që janë futur në një garë të fortë për transferimin e tij.

Fenerbahçe ka bërë hapin e parë dhe ka dërguar përfaqësues në Milano për të diskutuar me drejtuesit kuqezi. Klubi turk pritet të propozojë një formulë huazimi me opsion blerjeje, me një vlerë totale rreth 40 milionë euro.

Megjithatë, Milani ka kërkesa më të larta. Drejtuesit italianë janë të gatshëm të ndahen me Leaon, por vetëm për një transferim përfundimtar dhe për një shifër jo më të ulët se 50 milionë euro.

Edhe Galatasaray ka nisur kontaktet për portugezin dhe është gati t’i ofrojë një pagë të lartë, por aktualisht duket se nuk mund t’i plotësojë kërkesat ekonomike të Milanit.

Tashmë pritet të shihet nëse një nga klubet turke do të arrijë të bindë kuqezinjtë dhe të sigurojë një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit europian.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco