Interi godet në merkato, marrëveshje me John Stones të Manchester Cityt

Interi godet në merkato, marrëveshje me John Stones të Manchester Cityt

22:10, 27/07/2026

Interi duket se ka bërë një lëvizje të rëndësishme në merkato, duke iu afruar transferimit të mbrojtësit anglez John Stones. Sipas raportimeve nga mediat italiane, zikaltërit kanë intensifikuar kontaktet dhe kanë arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin.

Stones është aktualisht një futbollist i lirë, pasi kontrata e tij me Manchester Cityn përfundoi më 30 qershor.

Mbrojtësi i qendrës ishte ofruar te Interi gjatë javëve të fundit, por drejtuesit e klubit, Piero Ausilio dhe Beppe Marotta, kanë vendosur të përshpejtojnë negociatat.

Raportohet se palët kanë arritur një marrëveshje verbale për një kontratë dyvjeçare, me një pagë prej rreth 4 milionë eurosh në sezon.

Tashmë mbetet vetëm formalizimi i marrëveshjes me firmë.

Interi nuk ka qenë klubi i vetëm që ka shfaqur interes për Stones. Chelsea dhe Arsenali kanë monitoruar situatën, ndërsa edhe Juventusi kishte kërkuar informacion për mbrojtësin anglez.

Megjithatë, në këtë moment, Interi duket në avantazh dhe vetë lojtari raportohet se i ka dhënë përparësi transferimit në Milano.

Nëse marrëveshja finalizohet, Stones do të sillte në Serie A eksperiencën e një prej mbrojtësve më të vlerësuar të Premier League, pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme me Manchester Cityn.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco