Guardiola thyen heshtjen për stolin e Italisë: Zbulon planet pas largimit nga Manchester City

Guardiola thyen heshtjen për stolin e Italisë: Zbulon planet pas largimit nga Manchester City

22:06, 17/07/2026

Pep Guardiola ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që e lidhnin me pankinën e kombëtares së Italisë, duke lënë të kuptohet se rikthimi në stol nuk është në planet e tij të afërta.

Trajneri spanjoll, i cili u largua nga Manchester City pas një cikli të gjatë dhe të suksesshëm, deklaroi se dëshiron të bëjë një pauzë nga futbolli për t'iu përkushtuar jetës personale dhe familjes.

"Nuk ndiej se më mungon futbolli nga ana mendore. Kam nisur të trajnoj në moshën 37-vjeçare dhe gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me këtë sport. Tani dua të zbuloj jetën dhe të jem i lumtur duke bërë gjëra që nuk kanë lidhje me futbollin", u shpreh Guardiola.

Ai shtoi se nuk përjashton një rikthim në të ardhmen, por vetëm kur ta ndiejë se i mungon profesioni i trajnerit.

"Ndoshta një ditë do të zgjohem dhe do të them se dua të rikthehem. Por aktualisht nuk e ndiej këtë nevojë", tha tekniku katalanas.

Guardiola zbuloi gjithashtu se prioriteti i tij është të kalojë më shumë kohë me familjen, veçanërisht me fëmijët dhe babain e tij 95-vjeçar.

Me këto deklarata, 56-vjeçari duket se i jep fund spekulimeve për një kalim të afërt në stolin e Italisë, duke bërë të qartë se për momentin nuk ka ndërmend të rikthehet në trajning.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco